Ndërlidhjet

SHBA heq disa ndalesa për iranianët


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë hequr ndalesën për shitjen e pajisjeve të komunikimit Iranit dhe kanë hapur qasjen në shërbimet e internetit dhe mediat sociale.

Ky hap i Thesarit amerikan është bërë në konsultim me Departamentin e Shtetit, në përpjekje për të ndihmuar iranianët që t’iu shmangen kontrolleve të qeverisë në rrjedhjen e lirë të informacionit.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se ky veprim do t’iu mundësojë iranianëve “të kufizojnë përpjekjet e Teheranit për të heshtur popullin e tij, duke u ndërprerë komunikimin me njëri-tjetrin dhe pjesën tjetër të botës”.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë vendosur kufizime në viza për rreth 60 zyrtarë të Qeverisë së Iranit dhe të tjerë, të cilët, sipas Uashingtonit, kanë qenë të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG