Ndërlidhjet

Kosova dhe Serbia vazhdojnë bisedimet


Ilustrim
Ilustrim
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit do të vazhdojnë sot në Bruksel.

Sipas mediave serbe, palët do të flasin edhe për energjetikën dhe telekomunikacionin.

Bisedimet kanë nisur të enjten me takimet dypalëshe të drejtorit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini, me delegacionet e të dyja vendeve.

Ekipi i Kosovës drejtohet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriq, këshilltar politik i presidentit serb, Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG