Ndërlidhjet

Serbët e veriut sot me Vuçiqin


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojë sot në Beograd përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës.

Vuçiq i ka thënë agjencisë Tanjug se do të bisedohet për planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, por edhe për tema të tjera.

Kujtojmë se serbët e veriut kanë deklaruar disa herë se kundërshtojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe zbatimin e saj.

Pas takimit të fundit me Vuçiqin, i cili është zhvilluar në Kosovë, është thënë se qëndrimet e dy palëve janë përafruar.
XS
SM
MD
LG