Ndërlidhjet

Irani "rrit mbështetjen për terrorizmin"


Ilustrim
Ilustrim
Uashingtoni ka bërë të ditur se Irani ka rritur mbështetjen e tij për terrorizmin global në një nivel të paparë për dy dekada.

Akuza është njëri nga zbulimet më të rëndësishme në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për terrorizmin në vitin 2012.

Raporti vë në pah se viti i kaluar “ka parë rigjallërim të sponosorizimit iranian të terrorizmit, përmes Gardës Revolucionare të Forcave Quds, Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Libanit dhe Hezbollahut".

Raporti po ashtu lidh Iranin me sulmet terroriste, të komplotuara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Afrikë.

Në Pakistan, raporti thotë se thelbi i rrjetit terrorist Al Kaida ka vazhduar të dobësohet. Por, ai vë në dukje se zhvillimet në Pranverën Arabe kanë komplikuar imazhin global kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG