Ndërlidhjet

Vritet një amerikane në Siri


Idlib, Siri - foto arkivi
Idlib, Siri - foto arkivi
Një grua amerikane është konfirmuar e vrarë në luftimet në Siri.

Mediat siriane kanë raportuar këtë javë se Nicole Lynn Mansfield është vrarë në një konfrontim në Idlib.

Familja e saj në Miçigen ka thënë se FBI ka konfirmuar vdekjen.

Gruaja 33-vjeçare është martuar me një immigrant arab disa vite më parë dhe është konvertuar në Islam.

Nicole Mansfield është rritur si baptiste, ndërda babai i saj ka qenë punëtor prodhimi në General Motors, ka bërë të ditur familja.
XS
SM
MD
LG