Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon pauzë në zhvillimin e robotëve vrasës


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për pauzë globale në zhvillimin dhe vendosjen e robotëve vrasës, të njohur si “robotë autonomë vdekjeprurës” ose LARs.

Eksperti kryesor për të drejtat e njeriut në OKB, Christof Heyns, ka vënë në pikëpyetje kapacitetin e tyre për të vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, sidomos aftësinë për të dalluar luftëtarët dhe civilët e pafajshëm.

Heyns ka thënë se nuk mund të krijohet sistem për llogaridhënie ligjore për të rregulluar veprimet e makinave autonome vrasëse.

Aktualisht, sipas tij, asnjë vend nuk është duke përdorur robotët vrasës, por disa prej tyre, përfshirë Shtetet e Bashkuara, janë duke i zhvilluar ata.

Makinat sulmojnë objektivat në mënyrë të pavarur nga kontrolluesit njerëzorë.
XS
SM
MD
LG