Ndërlidhjet

Stanishiq dhe Simatoviq arrijnë në Beograd


Simatoviq dhe Stanishiq
Simatoviq dhe Stanishiq
Ish-shefi i inteligjencës së Serbisë, Jovica Stanishiq, dhe ish-zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, kanë arritur në Beograd.

Të akuzuarit për krime lufte në Bosnjë dhe Kroaci, në vitet 1990, janë liruar të enjten nga Gjykata e Hagës për Krime në ish-Jugosllavi.

Gjykata ka thënë se nuk ka gjetur prova se Stanishiq dhe Simatoviq, aleatë të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, kanë planifikuar ose urdhëruar krimet për të cilat janë akuzuar.

Ata kanë kaluar 10 vjet në Gjyjatën e Hagës, aq sa edhe ka zgjatur procedura e shkallës së parë kundër tyre.
XS
SM
MD
LG