Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në një rajon të Kirgizisë


Pamje nga Kirgizia

Pamje nga Kirgizia

Presidenti i Kirgizisë, Almazbek Atambaev, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qarkun verior të vendit, Jety-Oguz, ku janë zhvilluar përleshje të ashpra midis mijëra protestuesve dhe policisë.

Gjendja e jashtëzakonshme është thënë se do të zgjasë së paku deri më 10 qershor.

Përleshjet e sotme kanë shpërthyer pasi policia ka arrestuar dhjetëra protestues.

Protestuesit kanë konfiskuar një stacion të energjisë dhe kanë ndërprerë rrymën për minierën e arit Kumtor.

Ata kërkojnë që operatori i minierës, Centerra Gold Company – me seli në Kanada – të ndërtojë infrastrukturë ekologjike dhe objekte mjeksëore për vendasit.

Rruga kryesore pranë minierës vazhdon të mbetet e bllokuar nga qindra protestues.
XS
SM
MD
LG