Ndërlidhjet

Rumania në mbështetje të Serbisë


Kryeministri rumun, Victor Ponta.

Kryeministri rumun, Victor Ponta.

Rumania mbështet Serbinë në përpjekjet për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe në përpjekjet që bën për normalizimin e rajonit, i ka thënë kryeministri rumun, Viktor Ponta, kryeministrit serb, Ivica Daçiq.

Në konferencën e përbashkët të tyre në Bukuresht, Daçiq ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së Rumanisë në procesin e euro-integrimeve dhe në lidhje me çështjen e Kosovës.

"Presim që Serbia të marrë datën e fillimit të negociatave me BE-në, sepse të gjitha kriteret politike, dilaogu me Prishtinën dhe reformat e brendshme, janë plotësuar", ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.

Rumania është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG