Ndërlidhjet

Rusia do të përmbushë kontratat e armëve me Sirinë


Moskë
Moskë
Një ndihmës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ka mbrojtur të drejtën e qeverisë së tij për të furnizuar Sirinë me armë.

Yuri Ushakov ka thënë se Moska do të përmbushë kontratat ekzistuese me Damaskun, por ka pak gjasa të nënshkruajë të reja.

Më herët, prodhuesi rus i avionëve luftarakë MiG ka thënë se do të respketojë kontratën dhe do të dërgojë avionë modernë për regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Drejtori i MiG-ut, Sergei Korotkov, ka thënë se negociatat për të furnizuar Damaskun me 10 avionë MiG-29 janë në proces.

Rusia është kritikuar vazhdimisht nga vendet e Perëndimit për furnizimin me armë të regjimit sirian.

Ky i fundit ka shtypur dhunshëm protestuesit që kanë bërë thirrje për ndryshimin e regjimit dhe reformimin e vendit.

Përleshjet janë shndërruar në luftë civile dhe ato tashmë kanë hyrë në vitin e tretë.
XS
SM
MD
LG