Ndërlidhjet

logo-print

Rekord i ri i papunësisë në Eurozonë


Ilustrim

Ilustrim

Papunësia në Eurozonë ka arritur një tjetër nivel rekord.

Të dhënat nga Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian, Eurostat, tregojnë se niveli i papunësisë në muajin prill ka qenë 12.2 për qind, krahasuar me 12.1 për qind në muajin paraprak.

Norma më e lartë e papunësisë mbetet në Greqi dhe Spanjë me nga 25 për qind, ndërsa më e ulta në Austri me 4.9 për qind.

Sipas Eurostat-it, numri aktual i të papunëve në 17 vendet që përdorin euron, është 19.38 milionë.
XS
SM
MD
LG