Ndërlidhjet

Përleshje në Afganistan, 25 talibanë të vrarë


Afganistan

Afganistan

Së paku 25 talibanë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në përleshje me forcat afgane të sigurisë në provincën Ghazni.

Burimet zyrtare i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dhuna ka nisur pasi qindra talibanë kanë sulmuar disa postblloqe të sigurisë në qarkun Andar.

Zyrtarët provincialë thonë se në mesin e kryengritësve ka pasur edhe pakistanezë.

Fshatarët e Ghaznit kanë marrë armët kundër talibanëve në majin e kaluar, duke i shkaktuar viktima të mëdha grupit radikal.

Milicia lokale ka pasur sukses në dëbimin e militantëve nga disa rrethe.
XS
SM
MD
LG