Ndërlidhjet

logo-print

Saakashvili hetohet për keqpërdorim fondesh


Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Gjeorgjisë ka thënë se presidenti i këtij vendi, Mikheil Saakashvili, do të merret në pyetje për keqpërdorim të dyshuar të fondeve shtetërore.

Zëdhënësja Khatuna Paichadze ka thënë se Saakashvili do të hetohet për marrjen e dyshuar të më shumë se 11,000 dollarëve nga buxheti i shtetit, për operacion plastik në Nju Jork, në vitin 2009 dhe 2011.

Paichadze ka thënë se Saakashvili po ashtu dyshohet se ka marrë 6,000 funta britanike nga arka e shtetit për portretin e një aktoreje amerikane.

Ajo ka sqaruar se legjislacioni i Gjeorgjisë lejon marrjen në pyetje të presidentit.
XS
SM
MD
LG