Ndërlidhjet

Serbët mbajnë “kuvendin konstituiv të krahinës autonome…”


Mitrovicë - foto arkivi

Mitrovicë - foto arkivi

Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës kanë vendosur sot në Zveçan që më 6 qershor të mbajnë “kuvendin konstituiv të krahinës autonome të Kosovës”.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Momçillo Gvozdiq, i ka thënë agjencisë Beta se vendimi është marrë nga Trupi Koordinues, i cili “përbëhet nga kryetarët e qeverive lokale, shefat e këshillave bashkiakë dhe përfaqësuesit e partive politike në veriun e Kosovës”.

Në takim nuk kanë marrë pjesë kryetarët e komunave veriore, të cilët sot ndodhen në Beograd për bisedime me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë Gvozdiq.
XS
SM
MD
LG