Ndërlidhjet

Gjermania me më pak banorë seç mendonte


Ilustrim

Ilustrim

Numërimi i fundit i popullsisë në Gjermani ka zbuluar se ky vend ka 1.5 milion banorë më pak seç është menduar.

Zyra Federale e Statistikave ka bërë të ditur se numërimi i parë që nga unifikimi më 1990, ka treguar se Gjermania ka 80.2 milionë banorë.

Zyra ka thënë se trendi në rënie i popullsisë ndodh pasi të huajt nuk kanë regjistruar largimin nga Gjermania.

Numërimi ka treguar 1.1 milion të huaj më pak.

Mospërputhja në mes te shifrave të sondazheve dhe banorëve të regjistruar ka qenë e madhe sidomos në qytetet më të mëdha të Gjermanisë.

Berlini ka pothuajse 180,000 banorë më pak seç pritej, ndërsa Hamburgu 80,000 më pak.

Numërimi po ashtu ka treguar se në Gjermani janë pothuajse 34,000 partneritete të regjistruara në mes të personave të gjinisë së njëjtë.

Regjistrimi ka numëruar njerëzit që jetojnë në Gjermani më 9 maj, 2011.
XS
SM
MD
LG