Ndërlidhjet

AKK dënon kërcënimin e një zyrtari publik


Logo e anti-korrupsionit

Logo e anti-korrupsionit

Agjencia kundër korrupsionit ka reaguar përmes një komunikate në lidhje me kërcënimin që thotë se ka marrë nga një zyrtar publik.

"AKK shpreh vendosmërinë e saj se në as një rrethanë nuk lejon devijimin e aktiviteteve të saj të përcaktuara me ligj pa marrë parasysh kërcënimeve dhe shantazhe që janë në tendencë të rritjes ndaj zyrtarëve të Agjencisë", thuhet në deklaratën, e cila sipas agjencisë vjen si rrjedhojë e një kërcënimi të zyrtarit të lartë Sejdi Rexhepi, i cili iu ka bërë sot zyrtarëve të Agjencisë në vendin e punës.

"Sot në mëngjes rreth 8:30 zyrtari i lartë z. Sejdi Rexhepi i cili nuk e kishte paralajmëruar paraprakisht ardhjen e tij ne AKK, ka hyrë në zyrat e Agjencisë dhe ka kërcënuar zyrtarët e saj për një vendim që Agjencia, më 7 maj 2013, kishte marrë ndaj tij, pasi që ai në asnjë mënyrë nuk ka pranuar t'i shmanget Konfliktit të Interesit në të cilin ndodhet", thuhet në deklaratë.

Ai, sipa snjoftimit, ka kërcënuar zyrtarët e Agjencisë së "do të ia shohin sherrin" dhe se nuk do ta ndalë në as një formë betejën me ta "për arsyen se vendimi në rastin e tij për Konflikt të Interesit është bërë publik".

Këto veprime Agjencia i konsideron kërcënime serioze që kanë tendencë zbehjen e aktiviteteve të saj për sa i përket vendosjes së rendit dhe ligjit, dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pengimin e realizimit të misionit të saj kundër korrupsionit.

"Agjencia kundër Korrupsionit siguron qytetarët e Republikës se Kosovës se përkundër këtyre sjelljeve kërcënuese, është e vendosur dhe e përkushtuar që të vazhdojë punën me përgjegjësi dhe përkushtimin më të madh për të vendosur rregulla dhe standarde, në këtë rast në fushën e parandalimit të korrupsionit, por edhe luftimin e tij në përgjithësi", thuhet në fund të deklaratës.
XS
SM
MD
LG