Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Stamboll


Stamboll, 31 maj, 2013
Stamboll, 31 maj, 2013
Policia turke ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në afërsi të sheshit Taksim të Stambollit.

Dhjetëra njerëz janë lënduar kur policia nisi shpërndarjen e demonstruesve, të cilët kanë protestuar që nga e hëna në afërsi të sheshit.

Demonstrata filloi si një tubim paqësor kundër një projekti ndërtimi.

Por, korrespondentët thonë se ajo u kthye në një protestë kundër politikave të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Disa protestues thuhet se pësuan thyerje eshtrash, kur një mur në të cilin ngjiteshin u shemb, në kohën kur ata përpiqeshin të largoheshin nga thithja e gazit lotsjellës.

Amnesty International ka dënuar të enjten atë që tha se ishte përdorim i “forcës së tepruar kundër protestuesve paqësorë”.

Projekti i diskutueshëm i ndërtimit do të prishte një park në sheshin Taksim dhe do ta zëvendësonte atë me një qendër tregtare.

Sheshi Taksim është një vend tradicional për mitingje dhe demonstrata politike.
XS
SM
MD
LG