Ndërlidhjet

Libani shtyn zgjedhjet, shkak Siria


Tripoli, Liban, foto nga arkivi
Tripoli, Liban, foto nga arkivi
Parlamenti libanez ka shtyrë zgjedhjet parlamentare të qershorit deri në fund të vitit të ardhshëm në mes të tensioneve në rritje në lidhje me luftën civile në Sirinë fqinje.

Media shtetërore tha të premten se zgjedhjet pritet që të mbahen në nëntor të 2014-ës.

Raportohet se është hera e parë që parlamenti ka vendosur të zgjasë mandatin, që nga lufta civile e Libanit në vitet 1975-1990.

Libani është thellësisht i ndarë në mes të kundërshtarëve dhe përkrahësve të presidentit sirian Bashar al-Asad.

Militantët nga grupi shiit libanez Hezbollah po luftojnë përkrah forcave të Asadit.

Në Tripoli ndërkaq, ka pasur përleshje në mes të grupeve pro dhe kundër Assadit.

Vendi gjendet gjithashtu në një ngërç politik, me ligjvënësit që nuk janë në gjendje të pajtohen për një ligj të ri zgjedhor.
XS
SM
MD
LG