Ndërlidhjet

Debat i parë i kandidatëve presidencialë iranianë


Poster për zgjedhjet në Iran
Poster për zgjedhjet në Iran
Tetë kandidatët presidencialë iranianë kanë debatuar me njëri-tjetrin në televizionin shtetëror.

Formati pyetje-dhe-përgjigje i ka dhënë secilit kandidat 90 sekonda për t’u përgjigjur.

Gjysma e parë e debatit u përqendrua në çështjet sociale dhe ekonomike - të tilla si krijim i vendeve të punës, strehim të përballueshëm, dhe mënyra se si të luftohet papunësia e përhapur e Iranit dhe inflacioni.

Kandidatët po ashtu u pyetën se si t'i jepet fund varësisë së Iranit mbi të ardhurat nga nafta, të cilat janë në rënie si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare.

Kandidati presidencial Ali Akbar Velayati ka sugjeruar se Irani mund ta kalojë gazin natyror përmes Turkmenistanit për në Turqi dhe në Evropë.

Por, Velayati gjithashtu tha se Irani duhet të "riparojë" marrëdhëniet me vendet e huaja për të shmangur presione të mëtejshme mbi ekonominë.

Më 21 maj, Këshilli i Gardianëve ka miratuar vetëm tetë prej afro 700 individë të cilët janë regjistruar si kandidatë në zgjedhjet e 14 qershorit.
XS
SM
MD
LG