Ndërlidhjet

SHBA, Gjermania paralajmërojnë Rusinë


Sistemi kunder-ajror raketor S-300

Sistemi kunder-ajror raketor S-300

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania paralajmëruan Rusinë se armatosja e forcave të presidentit Bashar al-Asad do të dëmtojë përpjekjet për të afruar palët ndërluftuese në Siri në bisedimet e paqes.

Sekretari i Shtetit John Kerry, duke folur pas bisedimeve me homologun e tij gjerman, Guido Westerwelle në Uashington, tha se planet ruse për të dërguar një sistem mbrojtës të sofistikuar ajror për Asadin gjithashtu vë në rrezik edhe sigurinë e Izraelit.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po bëjnë presion për mbajtjen e një konferenceje të paqes në Gjenevë në muajin e ardhshëm në mes të qeverisë së Sirisë dhe opozitës.

Westerwelle i bëri thirrje Asad që “të ndalojë dhunën dhe të ulet në tryezën e bisedimeve” dhe tha se dërgimi i raketave S-300 për Asadin nga ana e Rusisë “është krejtësisht i gabuar”.
XS
SM
MD
LG