Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Ndalimi i gazetarit maqedonas "i tepruar"


Protestë e gazetarëve maqedonas kundër arrestimit të kolegut të tyre

Protestë e gazetarëve maqedonas kundër arrestimit të kolegut të tyre

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ka kritikuar arrestimin e një gazetari maqedonas për shkak të një artikulli që e kishte shkruar në vitin 2008.

Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias, tha se ndalimi i Tomisllav Kezarovskit është i “tepruar” dhe ndikon negativisht në lirinë e medias në vend.

Kezarovski, tani një gazetar investigativ në të përditshmen Nova Makedonija, po vuan paraburgimin prej 30 ditësh për shkak të artikullit, që shkroi për revistën Reporter 92.

Ai ka identifikuar një dëshmitar në një rast të vrasjes.

Mijatoviq tha se “gazetarët duhet të lejohen të kryejnë raportim investigativ të çështjeve që janë në interes të publikut”, pa u kërcënuar se do përfundojnë në burg apo të detyrohen të zbulojnë burimet e tyre.

Ajo tha se edhe në rastet e konfidencialitetit ose dëshmitarit të mbrojtur, ndalimi i gazetarëve është i “tepruar”.
XS
SM
MD
LG