Ndërlidhjet

Tunizia akuzon tri pjesëtaret e FEMEN-it


Aktivistet e FEMEN-it në Tunizi

Aktivistet e FEMEN-it në Tunizi

Tri femra evropiane, që kanë protestuar me pjesën e sipërme të trupit zhveshur para një gjykate në Tunis, janë akuzuar se kanë ofenduar publikun dhe se kanë kërcënuar rendin publik.

Anëtaret e grupit feminist FEMEN protestuan për të kërkuar lirimin e Amina Sbouit - një femër tuniziane, që u arrestua nën dyshimin se kishte shkruar “FEMEN” në një mur varrezash.

Sboui zemëroi myslimanët konservatorë dhe fitoi famë ndërkombëtare nga postimi i një fotografie të saj, me pjesën e siperme të trupit zhveshur, duke ngre zërin kundër trajtimit të keq të grave në Tunizi.

Ajo u arrestua më 19 maj.
XS
SM
MD
LG