Ndërlidhjet

Obama e Rasmussen flasin për Afganistanin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Uashington, 31 maj 2013.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Uashington, 31 maj 2013.

Vendet e NATO-s planifikojnë të mbajnë një samit vitin e ardhshëm, në të cilin do të diskutohej tërheqja e trupave nga Afganistani.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në Uashington.

SHBA-ja dhe 28 aleatët e saj të NATO-s planifikojnë të tërheqin trupat e tyre nga Afganistani në vitin 2014.

Obama ka thënë se ai dhe Rasmussen kanë biseduar edhe për hapat që mund të ndërmerren pas 2014-ës, “për të siguruar se forcat afgane të sigurisë janë efektive dhe mund të kontrollojnë kufijtë e tyre”.

Rasmussen, nga ana e tij, ka thënë se NATO-ja është duke përgatitur një mision trajnues në Afganistan, në vitin 2015.

Data dhe vendi i samitit të vitit të ardhshëm nuk janë caktuar ende.
XS
SM
MD
LG