Ndërlidhjet

Përleshje polici-protestues në Stamboll


Përleshjet në Stamboll
Përleshjet në Stamboll
Policia turke është përleshur sot me protestuesit, të cilët kanë bërë përpjekje të arrijnë në sheshin Taksim të Stambollit.

Autoritetet e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe topat e ujit kundër tyre.

Trazirat në Stamboll kanë nisur të premten, kur po ashtu ka pasur përplasje polici-protestues.

E gjitha ka filluar si një tubim paqësor kundër një projekti të ndërtimit, por korrespondentët thonë se ajo është kthyer në protestë kundër politikave të kryeministrit Reccep Tayyip Erdogan.

Po sipas tyre, këto janë skenat më të këqija të trazirave publike dhe të dhunës policore, të para në Turqi në vitet e fundit.

Organizata Amnesty International ka thënë se është e shqetësuar me “përdorimin e tepruar të forcës nga ana e policisë”.
XS
SM
MD
LG