Ndërlidhjet

Irani: SHBA mbështet terroristët në Lindjen e Mesme


Ilustrim
Ilustrim
Irani ka hedhur poshtë raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, i cili akuzon Teheranin se ka rritur mbështetjen për terrorizmin jashtë vendit, në nivele të papara për dy dekada.

Alireza Miryousefi, zëdhënës për misionin e OKB-së në Iran, ka thënë se janë Shtetet e Bashkuara ato që mbështesin terroristët në Lindjen e Mesme.

Departamenti amerikan i Shtetit, në raportin e tij mbi terrorizmin në vitin 2012, ka lidhur Iranin me disa sulme terroriste, të komplotuara në Azinë Juglindore, Evropë dhe Afrikë.

Raporti ka vënë në pah se viti i kaluar “ka parë rigjallërim të sponosorizimit iranian të terrorizmit, përmes Gardës Revolucionare të Forcave Quds, Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Libanit dhe Hezbollahut".
XS
SM
MD
LG