Ndërlidhjet

Luftime në Pakistan: Militantë dhe ushtarë të vrarë


Pakistan

Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka bërë të ditur për vrasjen e 19 militantëve dhe të tre ushtarëve në një betejë me armë, në veriperëndim të vendit.

Forcat qeveritare thonë se kanë marrë kontrollin e disa lartësive strategjike, pas përleshjeve me luftëtarët talibanë në këto zona fisnore.

Numri i të vdekurve nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, për shkak se zonat e largëta të luftës mbeten të paarritshme për gazetarët.

Përleshjet kanë ndodhur në luginën strategjike Tirah, në provincën fisnore Khyber.
XS
SM
MD
LG