Ndërlidhjet

Haga do që Libia të dorëzojë djalin e Qaddafit


Seif al-Islam Qaddafi
Seif al-Islam Qaddafi
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte ka hedhur poshtë kërkesën e Libisë për t’i lejuar asaj gjykimin e djalit të sunduesit të ndjerë libian, Muammar Qaddafi.

Gjyakata në Hagë ka thënë se do që të gjykojë vetë Seif al-Islam Qaddafin për krime kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së vitit 2011, e cila ka çuar në rrëzimin e regjimit të babait të tij.

Është e paqartë nëse autoritetet e reja libiane mund të trasnferojnë Seifin në Hagë edhe nëse duan të bëjnë një gjë të tillë.

Seif është i burgosur në qytetin Zintan, i cili kontrollohet nga Abu Bakr al-Sadek.

Grupi i milicisë ka nisur vetë procedurat e gjykimit të Seifit, nën akuzat që përfshijnë fyerjen e flamurit të vendit dhe dëmtimin e sigurisë shtetërore.
XS
SM
MD
LG