Ndërlidhjet

Selakoviq dhe Vulin në Kosovë


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Ministri serb i Drejtësisë dhe Administratës Publike, Nikolla Selakoviq, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë nisur vizitën dyditore në Kosovë.

Sipas mediave serbe, ata kanë takuar sot të punësuarit në organet gjyqësore në veri të Mitrovicës.

Vulin ka thënë se ai dhe Selakoviq ndodhen në Kosovë “për të treguar se shteti i Serbisë nuk braktis popullin e tij dhe as këtë hapësirë”.

“Serbia do të jetë aq sa ne do të luftojmë për të dhe jo vetëm në Bruksel dhe Beograd, por edhe në Kosovë”, ka thënë Vulin.

Mediat në Beograd shkruajnë se Selakoviq dhe Vulin do të qëndrojnë edhe në Shtërpcë dhe Deçan.
XS
SM
MD
LG