Ndërlidhjet

Erdogan kërkon ndalimin e protestave


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se do të vazhdojë planet për zhvillimin e Sheshit Taksim të Stambollit, me gjithë protestat e dhunshme që ka shkaktuar projekti kontrovers.

Erdogan është zotuar se do të rivendosë rendin dhe u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë demonstratat menjëherë.

Policia ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës dhe topat e ujit për të shpërndarë protestuesit, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erdoganit, si dhe përpjekje për të arritur në sheshin Taksim.

Në Ankara ka pasur po ashtu përplasje të policisë me protestuesit që marshonin para ndërtesës së parlamentit.

Trazirat në Stamboll kanë nisur qysh të premten, për t’u shpërndarë pastaj në Ankara dhe Izmir.

E gjitha ka filluar si një tubim paqësor kundër një projekti të ndërtimit në Stamboll, por korrespondentët thonë se ajo është kthyer në protestë kundër politikave të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
XS
SM
MD
LG