Ndërlidhjet

Sulmet kibernetike: Hagel paralajmëron Kinën


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve me Kinën, por ka paralajmëruar po ashtu Pekinin kundër sulmeve kibernetike.

Hagel i ka bërë këto komente sot, në një konferencë të sigurisë në Singapor.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për kërcënimet kibernetike në rritje – disa prej të cilave “duket se kanë lidhje me Qeverinë dhe ushtrinë e Kinës”.

Hagel po ashtu ka siguruar vendet aziatike se, me gjithë shkurtimet buxhetore, Pentagoni do të vazhdojë të transferojë trupa të veta ushtarake, anije dhe aeroplanë në rajonin e Pacifikut.

Forumi i sigurisë në Singapor ndodh para takimit të 7 dhe 8 qershorit midis presidentit të SHBA-së, Barack Obama, dhe homologut të tij nga Kina, Xi Jinping, i cili do të zhvillohet në Kaliforni.
XS
SM
MD
LG