Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Mbi 1,000 të vrar në maj


Bagdad, 30 maj 2013.

Bagdad, 30 maj 2013.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 1,000 njerëz, shumica nga ta civilë, janë vrarë gjatë muajit maj në Irak.

Shifrat që ka lëshuar të shtunën misioni i OKB-së në Bagdad flasin edhe për afro 2,400 njerëz të plagosur në muajin e kaluar.

Me 532 persona të vrarë, Bagdadi ka qenë zona e goditur më së keqi.

Muajin e kaluar, Iraku ka parë rritje të tensioneve politike dhe sektare.

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në këtë vend, Martin Kobler, u ka bërë thirrje udhëheqësve irakianë që të veprojnë menjëherë për të ndaluar “gjakderdhjen e patolerueshme”.
XS
SM
MD
LG