Ndërlidhjet

Lou Reed po shërohet nga transplantimi i mëlçisë


Ilustrim
Ilustrim
Legjenda e rokut, Lou Reed, po shërohet nga operacioni i transplantimit të mëlçisë.

Gruaja e tij, Laurie Anderson, ka thënë se Reed ka qenë “duke vdekur” para operacionit, të bërë disa javë më parë në një klinikë të Ohajos.

Reed ka anuluar një seri koncertesh të planifikuara për muajin prill.

Ai ka qenë njëri nga anëtarët themelues të grupit The Velvet Underground në vitet 1960 – grup që ka pasur ndikim të madh në muzikën rok, në dekadat që kanë pasuar.
XS
SM
MD
LG