Ndërlidhjet

logo-print
Kryebashkiaku i Makaçkalas, kryeqytetit të Dagestanit, është arrestuar nën dyshimet se ka organizuar vrasjen e një hetuesi të lartë shtetëror.

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se “Said Amirov dhe 10 të tjerë janë ndaluar në lidhje me një vrasje”.

Zëdhënësi Vladimir Markin ka thënë se Amirov do të transportohet në Moskë, për t’u marrë në pyetje.

Dagestani është një rajon rus i përzier etnikisht, por me shumicë myslimane. Ai ndodhet në mes të Çeçenisë dhe Detit Kaspik.
XS
SM
MD
LG