Ndërlidhjet

Anëtarja e Pussy Riot përfundon grevën e urisë


Maria Alyokhina

Maria Alyokhina

Maria Alyokhina, anëtarja e burgosur e grupit rus Pussy Riot, ka përfunduar grevën e urisë pas 11 ditësh.

Bashkëpunëtori i grupit, Pyotr Verzilov, ka thënë se kërkesat e saj për sigurinë e të burgosurve në burgun e Bereznikut janë përmbushur.

Tri anëtare të Pussy Riot janë burgosur pas një performance të tyre kundër presidentit rus, Vladimir Putin, në një katedrale të Moskës, në shkurt të vitit të kaluar.

Njëra nga to, Yekaterina Samutsevich, është liruar tetorin e kaluar me kusht.
XS
SM
MD
LG