Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga ftohet në Samitin e Sllovakisë


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar në samitin e shefave të shteteve të Evropës qendrore dhe juglindore, që do të mbahet në Sllovaki.

Ftesa nga presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, ka arritur në Prishtinë, citojnë mediat atje zyrtarë nga Presidenca e Kosovës.

Ata vlerësojnë se ftesa, përkundër faktit që Sllovakia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, flet për pranimin e realitetit të ekzistimit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Samiti do të mbahet më 12 dhe 13 qershor.
XS
SM
MD
LG