Ndërlidhjet

Zbulohet komploti me armë kimike në Irak


Irak
Irak
Autoritetet në Irak thonë se kanë zbuluar një komplot të Al Kaidës për të përdorur armë kimike, si dhe për t’i kontrabanduar ato në Evropë dhe në Amerikën Veriore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Mohammed al-Askari, ka thënë se pesë persona janë arrestuar, pasi inteligjenca ushtarake ka monitoruar aktivitetet e tyre për tre muaj.

Ai ka njoftuar edhe për zbulimin e tri punëtorive për agjentë kimikë, përfshirë sarin dhe mustard.

Sipas al-Askarit, të katër personat e arrestuar kanë pranuar komplotin dhe kanë thënë se kanë marrë mësime nga një degë e Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG