Ndërlidhjet

Akuzohet i dyshuari i dytë për vrasjen në Londër


Michael Adebolajo nga skena e krimit
Michael Adebolajo nga skena e krimit
Policia britanike ka akuzuar të shtunën të dyshuarin e dytë për vrasjen e një ushtari në Londër.

Michael Adebolajo është akuzuar për vrasjen e Lee Rigbyt, 25 vjeç. Ndaj tij po ashtu rëndojnë akuzat për tentimvrasje të dy policëve dhe për posedim të paligjshëm të armës.

Ai do të paraqitet para gjykatës në Londër më 3 qershor.

Adebolajo dhe një tjetër i dyshuar, Michael Adebowale, janë plagosur nga policia londineze, në skenën e vrasjes së Rigbyt më 22 maj.

Adebolajo është liruar nga spitali të premten dhe është dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Adebowale, ndërkaq, ka dalë nga spitali më 28 maj dhe është akuzuar për vrasje.

Të dyshuarit kanë kryer vrasjen e ushtarit britanik me thikë dhe hanxhar.
XS
SM
MD
LG