Ndërlidhjet

logo-print

Le Pen mund të humbasë imunitetin


Udhëheqësja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Udhëheqësja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen.

Udhëheqësja e esktremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, përballet me humbje të imunitetit nga Parlamenti Evropian, për shkak të komenteve të bëra më 2010, duke krahasuar faljen e myslimanëve në rrugë me një pushtim të territorit francez.

Zëdhënësi i PE-së, Jaume Duch Guillot, ka konfirmuar votën e Komitetit të Bashkimit Evropian dhe ka thënë se votimi final për imunitetin e Le Penit është caktuar për 11 qershor.

Nëse humb imunitetin, liderja e Frontit Kombëtar mund të përballet me akuzat për racizëm.
XS
SM
MD
LG