Ndërlidhjet

Përpjekje për të ndaluar dhunën sektare në Irak


Pasojat e një sulmi në Bagdad
Pasojat e një sulmi në Bagdad
Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka takuar udhëheqësit sektarë të vendit, në përpjekje për të ndaluar vrasjet sektare.

Detaje nga takimi nuk janë bërë të ditura.

Ai është zhvilluar pasi Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur për mbi 1,000 persona të vrarë në dhunën e muajit maj në Irak.

Këtë javë, sulme të shumfishta kanë goditur zonat shiite dhe sunite të Bagdadit, duke vrarë afro 100 njerëz.

Analistët thonë se dhuna paraqet tensionet më të këqija midis qeverisë së udhëheqhur nga shiitët dhe pakicës sunite, e cila thotë se është e diskriminuar.
XS
SM
MD
LG