Ndërlidhjet

Tornado: 12 të vdekur në Oklahoma dhe Misur


Foto arkivi
Foto arkivi
Nëntë njerëz kanë humbur jetën në shtetin e Oklahomas, ndërsa tre të tjerë në Misuri, si pasojë e tornados që ka goditur rajonin amerikan.

Mbi 91,000 shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike qysh të premten, kur edhe ka nisur stuhia.

Shirat e dendur kanë lënë edhe shumë zona të përmbytura.

Shërbimi Kombëtar për Parashikimin e Stuhive ka thënë se moti i ashpër do të lëvizë të dielën kah lindja, duke kërcënuar një sipërfaqe prej Virxhinias deri në Maine.

Dy javë më parë, një tornado masiv ka goditur po ashtu qytetin Mur të Oklahomas, duke marrë 24 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG