Ndërlidhjet

Evakuohen pjesë të Pragës


Ilustrim
Ilustrim
Shirat e furishëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Republikën Çeke.

Në Pragë është shpallur shkalla e tretë e rrezikshmërisë nga përmbytjet – e katërta është maksimumi.

Autoritetet kanë mbyllur tetë stacione të metrosë, të cilat ndodhen në afërsi të Lumit Volltava.

Ato po ashtu kanë nisur evakuimin e banorëve nga lagjet e rrezikuara.

Kryeministri Petr Necas ka kërkuar ndihmën e ushtrisë. Rreth 200 ushtarë thuhet të jenë në veprim.
XS
SM
MD
LG