Ndërlidhjet

Rumani: Debat për marrëveshjen Kosovë-Serbi


Kryeministri rumun, Viktor Ponta.

Kryeministri rumun, Viktor Ponta.

Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, dhe shefi i diplomacisë së këtij vendi, Titus Korlatean, do të mbajnë të hënën një takim për të diskutuar për marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit, raporton B92.

Takimi do të zhvillohet me anëtarë të komiteteve për punë të jashtme të Dhomës së Ulët dhe të Lartë të Parlamentit.

Zyrtarët rumunë pritet të flasin për ndikimin e marrëveshjes së 19 prillit në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Ballkanit.

Sipas mediumit serb, Parlamenti rumun ka paralajmëruar debatin qysh më 31 maj, gjatë vizitës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në Bukuresht.

Kujtojmë se Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG