Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në Damask


Damask - foto arkivi

Damask - foto arkivi

Një makinë-bomë ka shpërthyer pranë një stacioni të policisë në Damask, duke vrarë së paku tetë forca të sigurisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmi duket të jetë kryer nga Fronti Al-Nusra, grup militant i opozitës.

Mediat shtetërore nuk kanë raportuar për ngjarjen.

Në anën tjetër, luftime të ashpra në mes të kryengritësve rebelë dhe forcave qeveritare janë raportuar në Kusair.

Kombet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për mijëra civilë të bllokuar brenda qytetit. Ato u kanë bërë thirrje palëve që të bëjnë armëpushim dhe t’iu japin civilëve shansin që të largohen.
XS
SM
MD
LG