Ndërlidhjet

Helikopteri i Ahmadinejadit bën ulje emergjente


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad.
Një helikopter, me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, dhe një grup i zyrtarëve qeveritarë, ka bërë ulje emergjente në veri të Iranit.

Presidenca ka bërë të ditur se asnjëri në bord nuk është lënduar nga incidenti i së dielës.

Ahmadinejad thuhet të ketë qenë në rrugë për të inauguruar tre projekte rrugore, përfshirë tunelin më të madh rrugor të Iranit në provincën Mazandaran.

Nuk është bërë ende e ditur se çfarë ka shkaktuar uljen emergjente në malin Alborz.

Ahmadinejad thuhet të jetë kthyer në Teheran përmes transportit rrugor.

Ai është në prag të përfundimit të mandatit të dytë, pasi zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen këtë muaj.
XS
SM
MD
LG