Ndërlidhjet

Erdogan: Nuk jam autoritar


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur poshtë pohimet se ai është një udhëheqës autoritar.

"Nëse dikush që i shërben popullit quhet autoritar, unë nuk kam çfarë të them. Brenga ime kryesore është t'i shërbej popullit", ka thënë Erdogan.

Komentet e tij të dielën vijnë pas një goditjeje të ashpër të policisë ndaj protestuesve anti-qeveritarë.

Erdogan, partia e të cilët ka rrënjë islamike dhe është në pushtet qysh në vitin 2002, akuzohet nga kundërshtarët se është duke u bërë gjithnjë e më autoritar.

Të dielën, qindra protestues kanë rimbushur sheshin qendror të Stambollit, pas dy ditësh demonstrata të dhunshme, të cilat kanë rezultuar me dhjetëra persona të plagosur dhe qindra të tjerë të arrestuar.

Trazirat kanë nisur pasi policia ka goditur një protestë paqësore, kundër një plani të ndërtimit në Sheshin Taksim të Stambollit.

Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera dhe janë shndërruar tashmë në tubime anti-qeveritare.
XS
SM
MD
LG