Ndërlidhjet

Evropa qendrore përfshihet nga përmbytjet


Ilustrim

Ilustrim

Shirat e dendur kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë, si dhe kanë detyruar evakuimin e mijëra banorëve në Evropën qendrore.

Në Republikën Çeke, një grua ka humbur jetën, pasi shtëpia e saj është marrë nga uji.

Autoritetet çeke thonë se tre njerëz të tjerë figurojnë të zhdukur.

Në Pragë, janë mbyllur disa stacione të metrosë dhe janë ngritur disa diga për të mbrojtur qendrën historike të qytetit nga vërshimi i Lumit Volltava.

Si pasojë e përmbytjeve, në disa pjesë të Gjermanisë është shpallur gjendje emergjente.

Në Austri dhe Zvicër, rrugët dhe linjat hekurudhore janë përmbytur ose janë bërë të pakalueshme.

Reshje të mëtejshme në rajon priten edhe në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG