Ndërlidhjet

Abbas emëron kryeministër të ri


Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas

Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka emëruar akademik Rami Hamdullah si kryeministër të ri.

Hamdullah do të zëvendësojë kryeministrin teknik Salam Fayyad, i cili e lë zyrtarisht detyrën në këtë muaj. Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa, tha të dielën se Abbas ka kërkuar nga Hamdullah, një i pavarur politik dhe drejtues i universitetit, që ta formojë një qeveri të re.

Vendimi i Abbasit erdhi dielën gjatë një takimi në selinë e Autoritetit Palestinez në Ramallah.

Fayyad, një ekonomist i respektuar, i arsimuar në Perëndim, dha dorëheqjen më 13 prill, pas disa muajsh të tërë tensioni me Abazin, pavarësisht nga përpjekjet e SHBA që ta mbajë në qeveri.

Hamdullah është një anëtar i lëvizjes Fatah, që udhëhiqet nga Abbas.

Hamdullah nuk ka asnjë përvojë të mëparshme politike apo në qeveri.

Ai është profesor i anglishtes i arsimuar në Britani dhe dekan i Universitetit al-Najah në Bregun Perëndimor.
XS
SM
MD
LG