Ndërlidhjet

Tre të vdekur nga përmbytjet në Çeki e Austri


Pragë...
Pragë...
Të paktën tre persona rapoortohet se janë mbytur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në Republikën Çeke, Austri dhe Gjermani.

Përmbytjet përshkruhen si më të këqijat në Evropën qendrore për më shumë se një dekadë.

Qeveria çeke ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndarë 300 milionë korona ose rreth 15 milionë dollarë për përpjekjet e shpëtimit.

Autoritetet në Pragë kanë mbyllur disa linja të transportit, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ngritur barriera për të parandaluar lumin Vltava që të përmbysë zonat historike të kryeqytetit çek.

Dy persona është raportuar se kanë vdekur kur shtëpia e tyre u rrëzua në një qytet në jug të Pragës.

Në Austri, një person u raportua të jetë mbytur nga rrëshqitjet e dheut.

Në Gjermani, është shpallur gjendje e emergjencës dhe janë urdhëruar evakuimet në Saksoni, Thuringi, Bavari dhe Baden-Wuerttemberg.
XS
SM
MD
LG