Ndërlidhjet

Hagel akuzon Kinën për "sulme kibernetike"


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Chuck Hagel ka akuzuar Kinën për “interferenca kibernetike.”

Hagel, duke folur të dielën gjatë një samiti të sigurisë në Singapor, përsëriti kërcënimin që paraqitet nga sulmet kibernetike dhe tha se “disa duket të jenë të lidhura me qeverinë dhe ushtrinë kineze”.

Uashingtoni dhe Pekini për vite të tëra kanë fajësuar njëri-tjetrin për përfshirje në sulmet kibernetike.

Por, Hagel gjatë fjalimit të tij, tha se Uashingtoni është i vendosur që të “punojë në mënyrë më rigoroze” me Kinën për të themeluar “normat ndërkombëtare të sjelljes së përgjegjshme në hapësirën kibernetike.”

Komentet e Hagelit të vijnë pasi mediat amerikane publikuan në fillim të javës hollësi që kishin rrjedhur nga një raport i Pentagonit, ku pretendohej se hakerat kinezë kanë në dispozicion një program sekret të armëve të SHBA-së.

Ushtria kineze tha se kishte “gjykime të gabuara” në këto pretendime.
XS
SM
MD
LG