Ndërlidhjet

Drecun: Uashingtoni e Brukseli-garantues të marrëveshjes


Ilustrim

Ilustrim

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun, ka thënë se pret që bashkësia ndërkombëtare të japë garanci për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Nuk dyshoj në mundësinë që Uashingtoni dhe Brukseli të shtyjnë Prishtinën të zbatojë marrëveshjen. Ata kanë kapacitete që me autoritetin e vet të garantojnë se do të respektohet ajo që është arritur”, ka thënë Drecun për televizionin publik serb.

Ai ka theksuar se Serbia është në pozicion më të mirë tash sesa më herët dhe nuk duhet të pranojë zgjidhje të imponuar.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për normalizim raportesh në muajin prill.

Ndërsa, para disa ditësh të dy qeveritë kanë miratuar planin e zbatimit të marrëveshjes në fjalë.

BE dhe SHBA iu kanë kërkuar palëve që të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen, nëse duan, që të ecin në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
XS
SM
MD
LG